Green Key
Afati kohor i ndertimit
Sipërfaqja e tokës
Sipërfaqja e tokës së këtij objekti është 2125 m²
Sipërfaqe ndërtimi
Sipërfaqja e ndërtimit të këtij objekti është 701 m²
Sipërfaqja e përgjithshme e objektit
Sipërfaqja e përgjithshme e objektit është 6375 m² mbi tokë dhe 2800 m² nëntokë
Struktura e objektit
• 2 kate nëntokë,
• 1 kat ambiente shërbimi,
• 8 kate apartamente banimi.
Adresa
info@ames.al
Nr i shërbimit ndaj klienti
0682078900
Pësa i përket materialeve të ndërtimit që do të përdoren në këtë projekt, AMES Construction do të kujdeset për aspektet e kursimit të energjisë, mbrojtjen e ndërtesës nga myku dhe lagështia duke pajisur fasadën e jashtme me sistem kapot me grafiato akrilike. Punimi i mureve do të jetë me dopio tullë dhe polisterol në mes. Apartamentet do të jenë të pajisura me sistem ngrohje-ftohje Multi Split. Avantazhet e këtij sistemi përfshijnë kontrollin në të gjithë ambientet e apartamentit duke kontrolluar temperaturën në mënyrë të pavarur në secilin prej tyre.
Përsa i përket funksionalitetit në ambientet e shtëpisë apo hapësirave të brendshme, gjithçka do të jetë e një standarti europian.,Dyert do jenë të prodhuara sipas standarteve italiane për të siguruar cilësi maksimale. Dyert e brendshme do jenë lisho me veshje Rimeso ose të lyera, ndërsa dyert e jashtme të blinduara me veshje Rimeso. Dritaret do të jenë të veshura me dopio xham termik dhe të pajisura me grila të jashtme. Ashensorët do të jenë të markës DOPPLER, për të garantuar kualitet dhe siguri.
Punimet për këtë projekt fillojnë në muajin Mars dhe prenotimet kanë filluar.
Adresa e zyrës
Rruga Bedri Karapici, kompleksi “Tirana Golden Park”
info@ames.al
Nr. Telefoni: Administratori
0684093410
Nr i shërbimit ndaj klienti
0682078900
Rreth Nesh
A.M.E.S Construction me një eksperiencë 15- vjeçare në sektorin e ndërtimit në shtetin fqinj Greqi dhe që nga viti 2007, A.M.E.S operon në Shqipëri me projekte në ndërtim dhe në nënkontraktim. Fillimisht aktiviteti nis me punimet e hekurit për godina banimi dhe shërbimi përmes nënkontraktimit. Në vijim, shërbimeve tona ju shtua edhe nënkontraktimi për armaturën e betonit. Në vitin 2012, A.M.E.S ndërtoi pallatin e parë në zonën e Astirit në Unazën e Re duke përmbushur me sukses afatet kohore të lejes së ndërtimit dhe duke ofruar klientëve një projekt cilësor.