Rreth Nesh
A.M.E.S Construction vjen në treg pas një eksperience 15 vjeçare në shtetin fqinj Greqi në sektorin e ndërtimit dhe që nga viti 2007, A.M.E.S operon në Shqipëri me projekte në ndërtim dhe në nënkontraktim. Fillimisht aktiviteti nis me punimet e hekurit për godina banimi dhe shërbimi përmes nënkontraktimit. Në vijim, shërbimeve tona ju shtua edhe nënkontraktimi për armaturën e betonit. Në vitin 2012, A.M.E.S ndërtoi pallatin e parë në zonën e Astirit…në Unazën e Re duke përmbushur me sukses afatet kohore të lejes së ndërtimit dhe duke ofruar klientëve një projekt cilësor. Projekti ofronte 7000 m², ndërtim dedikuar banimit dhe shërbimit, organizuar në 8 kate. Duke parë kërkesën në rritje për sektorin e ndërtimit, fokusi është shtrirë edhe në bashkëpunime me shumë kompani të tjera ndërtimi duke qënë patner në zhvillimin e punimeve të ndryshme. Numërojmë rreth 30 projekte të realizuara me sukses në procese të ndryshme nënkontraktimi.
Pas emrit A.M.E.S qëndron një stafi i kualifikuar dhe ambicioz. Skuadra A.M.E.S drejtohet nga Administratori Z. Aleksander Gjonaj, i cili është kujdesur të krijojë një grup me vlerat më të larta, për t’i shërbyer çdo klienti me profesionalizëm.
Ne ofrojmë një shërbim profesional në sektorin e ndërtimit me synimin primar të kemi klient besnik dhe të kënaqur. Ja pse emri A.M.E.S ofron siguri…
• 28 vite përvojë dhe përqëndrim në një shërbimi dinjitoz ndaj klientit.
• Cdo projekt i përfunduar në kohën e duhur dhe me buxhetin e përcaktuar.
• Materiale të çertifikuara dhe cilësore në çdo proces të punës tonë.
• Shërbim profesional për klientë privatë dhe tregtarë.
• Përdorimi i teknologjisë së fundit.
• Stafi i kualifikuar.

Misioni
Vizioni
Vlerat thelbësore të A.M.E.S
• Përgjegjës dhe ambiciozë— Ne arrijmë rezultate konkrete.
• Të motivuar dhe profesional — Ne zgjidhim me profesionalizëm problemet tuaja.
• Siguria dhe cilësia — Ne jemi vazhdimisht të përqendruar në projekte me një standart të lartë ndërtimi.
• Mësimi i vazhdueshëm — Ne jemi të përkushtuar të arrijmë përsosmëri.
PAVARESI DHE NDERSHMERI
Gjithmonë në kërkim të përmirësimit të vazhdueshëm
Adresa e zyrës
Rruga Bedri Karapici, kompleksi “Tirana Golden Park”
info@ames.al
Nr. Telefoni: Administratori
0684093410
Nr i shërbimit ndaj klienti
0682078900
Rreth Nesh
A.M.E.S Construction me një eksperiencë 15- vjeçare në sektorin e ndërtimit në shtetin fqinj Greqi dhe që nga viti 2007, A.M.E.S operon në Shqipëri me projekte në ndërtim dhe në nënkontraktim. Fillimisht aktiviteti nis me punimet e hekurit për godina banimi dhe shërbimi përmes nënkontraktimit. Në vijim, shërbimeve tona ju shtua edhe nënkontraktimi për armaturën e betonit. Në vitin 2012, A.M.E.S ndërtoi pallatin e parë në zonën e Astirit në Unazën e Re duke përmbushur me sukses afatet kohore të lejes së ndërtimit dhe duke ofruar klientëve një projekt cilësor.